Kisha Ukrainase shpall Autoqefalinë

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 21:42

Ukraina zgjodhi Mitropolitin, Sergiy Dumenko si kreun e Kishës së re Autoqefale Orthodokse, duke shënuar shkëputjen historike me Rusinë, ndarje të cilën Kievi e konsideron të nevojshme për sigurinë dhe pavarësinë e vendit.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha në fjalën e tij se "Ukraina nuk mund të jetë territori kanonik i Kishës Ruse. Në nëntor të këtij viti Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës, miratoi pavarësinë dhe autoqefalinë e Kishës Ukrainës"

Sipas tij, çështja e dhënia e autoqefalisë së Ukrainës, është një çështje e sigurisë kombëtare të vendit. "Sot kemi fituar pavarësinë tonë shpirtërore, e cila mund të krahasohet me pavarësinë politike"-tha Poroshenko.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.