Marrëzitë e Çelës nuk kanë fund!

Postuar në 12 Dhjetor, 2018 18:24

OSHEE nuk ia doli në 6 vjet të disiplinojë faturimin e energjisë dhe mbledhjen e të ardhurave në Shkodër, duke gjetur si zgjidhje pajtimin e një nënkontraktori amerikan për mbledhjen e debive, humbjet në rrjet apo dhe planin e saj në terren. 

Nëse në të gjithë Shqipërinë humbjet e energjisë elektrike janë 23.7%, për Shkodrën niveli është 40%, por OSHEE ngushëllohet se është më poshtë se 61.8 që ishte në 2013-ën sipas saj. Gjithsesi shifrat reale janë edhe më alarmante dhe konfirmojnë dështimit e të gjithë aksionit kombëtar që nisi në 2013  për mbledhjen e debive dhe burgosjen e atyre që u etiketuan si hajdutë të energjisë. 

Drejtuesit e OSHEE me në krye administratorin Çela duket se nuk kanë asnjë skrupull dhe në vend të mbajnë përgjegjësi për dështimin në reduktimin e humbjeve, mbledhjen e të ardhurave apo prrallisjet që i kanë dërdëllitur publikut dalin dhe shesin si sukses bilancin skandaloz të  punës së tyre.

“Pavarësisht masave të forta të ndërmarra nga OSHEE, vjedhja e energjisë elektrike është ende një fakt në këtë rajon, prandaj është e nevojshme ndërhyrja e fortë për të përmirësuar operacionet e brendshme. Në 12 muajt që do të pasojnë, USAID do të ofrojë asistencë teknike për OSHEE-në në fushën e leximit dhe faturimit, mbledhjes së të ardhurave dhe kontrollit si dhe të planifikimit dhe operimit”- deklaroi sot Ardian çela, personazhi që ka marrë me "konçesion" postin e drejtorit të kësaj kompanie.

Kontrata me misionin USAID parashikon instalimin në Shkodër të kompanisë amerikane Tetra Tech, e cila ka realizuar edhe planin e veprimit. Spas Ardian Çelës, në këtë zonë do të jenë amerikanët që do të punojnë bashkë me drejtorinë rajonale për të marrë vendimet dhe për të ndryshuar mentalitetin e kompanisë. Amin!

http://oshee.al/oshee-usaid-asistence-teknike-per-rritjen-e-performances/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.