Lahuta e Serbëve pasuri e UNESCO-s

Postuar në 06 Dhjetor, 2018 00:16

Serbia ka regjistruar si pasuri botërore në Unesco të kënduarit me Gusle ose lahutë. Ajo që habit është reagimi i Ministrisë Shqiptare të Kulturës që është e preokupuar për të korrigjuar mediat, të cilat sipas saj e kanë interpretuar gabim vendimin e UNESCO-s më referencën se  lahuta është vegël muzikore serbe dhe jo shqiptare.

Shpjegimi i ministrisë është se “Praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj”

Në Serbi dhe Malin e Zi, rapsodët quhen Guslarë, ndërsa në Kroaci, atje ku me lahutë i këndohet heronjve, këtë instrument e përdornin hajdukët.

Ministria thotë se këtë aset kulturor ka ndërmend ta çojë në UNESCO bashkë me Malin e Zi dhe se Tirana ka si prioritet regjistrimin e Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërkohë që ka në proces përgatitjen e propozimit për Parkun Arkeologjik të Apolonisë.

 

Comments

Submitted by Spridonis (not verified) on

Mrekulli. I kane hapur rrugen gjithollogut Marin Memes per te nxjerrur lahuten si vegel te iliro pellazgeve. Te mos harrojme edhe gjithollogun kosovar F Xharren qe do gerrmoje per rrenjet e Lashta te kesajvegle.
Qe td dy keta persona nuk kane lane skaj te ballkanit dhe personalitet te kombeve ballkanas pa e shqiptarizuar. Penevreket e Nikolla Tesles Fahriu i shqiptarizoi she keshtu edhe te zotin. A mos valle kyduet do te vrapoj te pervetsoj edhe cifteline me daullen qe osmanet e sollen ne Ballkan. Patjeter po.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Lahuta eshte me e vjeter se sa keta popuj te sotem grindavece te Ballkanit (shqiptare, serbe, dreqi e shejtan) te formonin konturet e tyre kombetare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.