Partia Socialiste e AMA-s

Postuar në 05 Dhjetor, 2018 12:33

Autoriteti i Medias Audiovizive ka dalë sot me një reagim kundër deklaratës së OMONIA-s, e cila një ditë më parë sillte në vëmendje edhe të AMA-s, situatën e krijuar në raportet mes pakicës greke dhe shumicës shqiptare në Jug të Shqipërisë. OMONIA trajtonte në deklaratën e vet edhe faktin se një emision i përcjellë në Top-Channel, me autor gazetarin Marin Mema, kishte ushqyer ndjenja negative ndaj pakicës duke çuar në dëmtimin e memorialit të Thimjo Lolit. Më tej akoma, organizata në fjalë ka shprehur qëndrimin se minoriteti grek ka të drejtë të vlerësojë figurat e veta historike, duke provuar këtu nevojën e afirmimit të një identiteti historik që e sheh narrativën historike me optikën e vet.

Çfarë thotë reagimi i AMA-s? Nëse i hedh një sy të shpejtë atij, aty sheh se kemi të bëjmë me një qëndrim politik, ku në vend se të shqyrtohet pretendimi për natyrën dhe përmbajtjen e emisionit në fjalë, dilet me një interpretim për të cilin AMA nuk ka tagër. 

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, u njoh me një deklaratë të djeshme për median lëshuar nga organizata OMONIA, dega Sarandë, si reagim ndaj dëmtimit të një pllake përkujtimore dedikuar një figure që përshkruhet si “luftëtar i minoritetit etnik grek”.

Ajo që bie në sy në deklaratën e OMONIA-s, në të cilën kërkohet dhe reagimi i Autoritetit të Medias, është fajësimi për këtë akt i medias dhe sulmi ndaj saj, konkretisht rreth një përmbajtjeje me sfond historik që është transmetuar së fundmi në televizionin Top Channel nga gazetari Marin Mema. Gazetarët dhe përmbajtjet mediatike që ata përgatisin nuk mund të sulmohen dhe anatemohen me qëndrime ekstremiste, me mjete dhe shantazhe politike. Kjo është kundërproduktive. Aq më tepër, kur emisioni në fjalë nuk përmban gjuhë urrejtje apo diskriminimi, por prezanton me dokumente historikë të dhëna mbi ngjarje dhe personazhe të caktuara

thuhet ndër të tjera në reagim.

AMA nuk ka tagër të bëjë interetim mbi vërtetësinë e dokumenteve që paraqet gazetari Marin Mema, që është përçues i urrejtjes në Shqipëri. Karakteri i deklaratës së AMA-s jo vetëm nuk është shterues apo neutral në përmbushje të detyrave të veta, por hap siparin e lojës së interpretimeve sipas perceptimit të gjithësecilit. Sepse nëse për kreun e AMA-s, ardhur në detyrë me lobim direkt të Top-Channel, ato që paraqet Mema janë dokumente historike me të dhëna mbi ngjarje dhe personazhe të caktuara, duke ironizuar përcaktimin e Lolit nga OMONIA si hero, atëherë kushdo ka të drejtë të interpretojë se çdo version është legjitim.  Nga kjo pikëpmaje, AMA del jashtë detyrave të veta dhe ushqen të drejtën e OMONIA-s, që të prezantojë edhe ajo dokumente të vetat për rolin e Thimjo Lolit që mund të na shfaqet kështu si luftëtar kundër raprezalejeve shqiptare.

AMA madje merr atributet e një subjekti politik kur i ikën detyrimeve të veta që në thelb janë edhe kushtetuese, sa kohë që prej këtyre të fundit sqarohet se gjuha e urrejtjes nuk lejohet. Dhe implikimi i emisioneve të Marin Memës, këtij historiani amator që jeton me brengën e shqiptarisë së parealizuar, është në fakt urrejtja për tjetrin. Thotë AMA e Salës:

Përballja me faktet dhe opinionet e gazetarëve nuk mund të bëhen me frymë armiqësore ndaj tyre, duke miksuar problematikën e rendit publik me nevojën e lirisë së fjalës dhe të shprehjes. Nuk mund të bëhet as duke bërë vlerësime politike a dogmatike, jashtë kontekstit dhe me ngarkesa të së shkuarës e të sotmes, si nxitje për sulme dhe kufizime të misionit dhe të pavarësisë së medias, dimensione bazike për çdo institucion dhe shoqëri demokratike

Nuk është e qartë nëse AMA e di detyrën e vet apo jo, pasi në këtë rast do të mjaftohej me përcaktimin e përmbajtjes së emisionit në kuptim të detyrimeve kushtetuese dhe të ligjit dhe jo të bëjë avokatinë e Marin Memës duke aluduar për synimet e OMONIA-s. Në paragrafin e mëposhtëm, Autoriteti zbulohet hapur duke e ngatërruar veten ndoshta me Unionin e Gazetarëve apo ndonjë shoqatë:

Qëndrimi i OMONIA-s përligj hapur rastin absurd të vijimit të shpalljes “non grata” nga autoritetet e shtetit fqinj të gazetarit Marin Mema, vetëm se ai publikoi në televizionin ku punon një reportazh mbi shqiptarët në Greqi, bazuar në të dhëna dhe dokumente të hulumtuara. Ndaj dhe na duket i pavend, i papërshtatshëm dhe në pozita ekstremiste qëndrimi publik i OMONIA-s kundër medias audiovizive dhe gazetarëve.  AMA i apelon institucioneve të shtetit shqiptar, në mënyrë të veçantë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që të ndikojë me të gjitha instrumentet ligjore dhe institucionale dhe të mbështesë garantimin e lëvizjes së lirë të gazetarëve shqiptarë, në ushtrimin e profesionit, në favor të lirisë së fjalës dhe mendimit të lirë

Është e qartë se në këtë institucion duhet dikush tjetër me vëllim cerebral të ndryshëm nga ai i Gentian Salës që ka autorizuar një reagim që është në kuptim të rolit të Autoritetit një paçavure. Është shumë e rrezikshme që amatorizmi dhe padija, në këtë rast e gazetarit në fjalë, të përligjen me lirinë e shprehjes, pasi kështu edhe OMONIA ka lirinë të thotë se Thimjo Loli është një hero legjendar, siç edhe ka thënë. Por është shumë të presësh kaq nga Sala kur në Shqipëri sundon politika e gravurave dhe statuseve në Facebook. Shqipëri hesapi. Tri ditë zgjat…

Më poshtë deklarata e plotë e OMONIA-s:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.