Marin Mema

Oh, sa e mirë është tallavaja!

Postuar në 24 Dhjetor, 2018 16:27

Grupimi “Tifozat Kuq e zi” ka akorduar sot çmimin “O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar” për Lorik Canën. Lajmin e bën të ditur televizioni kombëtar, Top-Channel që i bën një asist edhe gazetarit folklorik Merin Mema, për të cilin shkruan se është pritur me ovacione në takimin e mbajtur me këtë rast. Madje lajmi për ovacionet ndaj Maros është më i gjatë sesa lajmi për vetë çmimin dhënë Lorik Canës.

Partia Socialiste e AMA-s

Postuar në 05 Dhjetor, 2018 12:33

Autoriteti i Medias Audiovizive ka dalë sot me një reagim kundër deklaratës së OMONIA-s, e cila një ditë më parë sillte në vëmendje edhe të AMA-s, situatën e krijuar në raportet mes pakicës greke dhe shumicës shqiptare në Jug të Shqipërisë. OMONIA trajtonte në deklaratën e vet edhe faktin se një emision i përcjellë në Top-Channel, me autor gazetarin Marin Mema, kishte ushqyer ndjenja negative ndaj pakicës duke çuar në dëmtimin e memorialit të Thimjo Lolit.

Shoqata "Opinga" nderon me çmimin "Velo trimi, Klasa e Parë", Marin Memën

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 23:04

Pas skandalit të zbuluar në universitetin e Gjirokastrës, me logon e të cilit ishin realizuar dy dokumentarë që mbanin era maskarallëk, shoqata “Opinga” i ka akorduar Marin Memës çmimin “Velo trimi, Klasa e Parë".

Motivacioni:  

I jepet Maro Memës ky çmim për zbulimin me dekumente të marifeteve të grekut në shkollën e lartë në Gjinokastër. Me këtë rast shoqata shtron një drekë në Ujë të Ftohtë në Tepelenë.

Ceremonia u shoqërua me një këngë të shkurtër:

O Gërqi të kam bërë benë

Vjen Maro Mema me Top Qenë

Si qëmoti në Janinë

Subscribe to RSS - Marin Mema