500 milionë € investime në Greqinë Perëndimore për kërkime nafte dhe gazi

Postuar në 02 Dhjetor, 2018 12:19

Kreu i kompanisë shtetërore greke për kërkimet hidrokarbure, Yannis Bassias, është shprehur në Forumim e Mesdheut Lindor se në 7-8 vitete ardhshme në Greqinë Perëndimore do të investohen 500 milionë euro. Bassias ka shpjeguar se investimet do të bëhen nga kompanitë që kërkojnë gaz dhe naftë duke misur që nga perëndimi e Korfuzit e deri në Kretë.

Sipas tij kompanitë e sotme kanë teknologjinë për të kërkuar naftë edhe deri në 3000 m duke shërbyer edhe si vend testimi për teknologjitë e reja. Në çdo rast zona perëndimore e Greqisë mbetet zonë eksplorimi, pra ku mendohet se ka burime, ndërkohë që zona mes Qipros, Izraelit, Egjiptit dhe Rumanisë është provuar me burime të sigurta. 

Në kuadër të kërkimeve në Jon, Parlamenti grek pritet të miratojë licenca për zonën e perëndimit dhe veriperëndimit të Kretës për francezen Total që vepron në bashkëpunim me kompaninë shtetërore greke dhe bllokun 10. Sipas mediave greke, me këto licenca Athina zyrate po synon të bindë investitorët të kërkojnë në zona që deri më tani ka qenë jashtë interesit të tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.