Ndarja e Kosovës, Berisha: Instrument për shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës

Postuar në 27 Nëntor, 2018 23:15

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur sot në mbrëmje në emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë. Duke përsëritur qëndrimin e tij se Hashim Thaçi po bën lojën e Serbisë në përpjekjen e korrigjimit të kufijve, Berisha ka shtuar se pararoja e politikës serbe në hapësirën shqiptare është Edi Rama.

Sipas Berishës plani për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë dëmton interesat shqiptare, por në të vërtetë i bën shërbim interesave serbe duke krijuar kushtet e një reaksioni zinxhir që do të prekë si viktimë kryesore Bosnje Hercegovinën. Ish-kryeministri ka lënë të kuptohet se synimet e vërteta territoriale serbe janë në Bosnje, ku ka një ndarje të thellë etnike dhe për të legalizuar idenë e shkëmbimit të kufijve, Hashim Thaçi dhe Edi Rama po vënë në shërbim Kosovën dhe territorin shqiptar. Është një opsion - i shteti etnik - që nxit përshkallëzimin e situatës dhe eventualisht daljen e saj jashtë kontrollit, vetëm se kësaj radhe shqiptarët do të jenë përgjegjësit. Berisha ka shtuar se përveç pakicës serbe në Mitrovicë, në Ballkan nuk ka probleme të tjera me minorancat. Më poshtë intervista e plotë: 

Comments

Submitted by Lal Prenga (not verified) on

Foli i Paturpi!
Na shjego o trim:
Janullatos,
Kontrabanden,
Shkaterrimin e shtetit shqiptar,
Piramidat!
O Mbreti i Tallavase!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.