Filluan ta gjuajnë me këpucë (Video)

Postuar në 22 Nëntor, 2018 17:45

Përpjekja e qeverisë për të ndarë në dy palë përplasjen për Unazën e RE, në njërën anë qeverinë me policinë dhe në anën tjetër banorët, vetëm sa përshkallëzon tensionin që tani po merr trajtën e kundërvënies fizike edhe ndaj kryeministrit.

Gjatë vizitës në spitalin ushtarak për të parë nga afër policët e plagosur Rama u ndesh me irritimin e disa banorëve të Unazës që nuk nguruan ta gjuajnë me këpucë, por ndërhyrja në kohë e truprojave shmangu incidentin.

Kryeministri dukshëm i tensionuar kërkoi vëmdendjen e mediave për të vijuar prononcimin, ku në sfond dëgjoheshin banorët duke lëshuar thirrje kundër tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.