Asteroidi i mistershëm që dyshohet se mund të jetë UFO

Postuar në 06 Nëntor, 2018 17:55

Një objekt i niveluar që udhëton në hapësirë ​​me një "nxitim të pazakontë" mund të jetë një objekt jashtëtokësor.  Ndoshta "është një anije plotësisht funksionale që është dërguar në Tokë nga një qytetërim i huaj"-shkruhet në letrën e dy shkencëtarëve  të Harvardit, që do të publikohet më 12 nëntor në Astrophysical Journal Letters.

Objekti, i cili besohet të ketë ardhur nga jashtë sistemit diellor u identifikua nga teleskopët një vit më parë në Maui duke shkaktuar konfuzion dhe pikëpyetje te shkencëtarët. Atij i është dhënë emri "Uumamu", që do të thotë "detektor". Për shkak të formës së pazakontë, që i ngjan një puroje dhe shpejtësisë së lëvizjes, disa mbërritën shpejt në supozimin se objekti ishte nga një kulturë jashtëtokësore. U hetua për radiovalë por nuk u identifikuan të tilla. Shkencëtarë të tjerë e quajtën kometë pavarësisht mungesës së një bishti.

Tani, Prof. Avi Loeb, president i departamentit të astronomisë Harvardit dhe akademiku Smouel Byala, shtrojnë edhe një herë mundësinë që objekti të jetë një anije fluturuese jashtëtokësore. “Një veçori e çuditshme në lëvizjen e objektit mund të shpjegohet lehtë nëse “Uumamu"nuk ndjek një rrugë të rastësishme por është një anije kozmike me një destinacion të caktuar. . Një anije e tillë mund të ishte dërguar me dashje për një"-mision identifikues në zonën më të thellë të Sistemit Diellor"-shkruajnë ata.

"Ka të dhëna rreth trajektores së këtij objekti, për të cilën nuk ka shpjegim tjetër. Qasja ime ndaj kësaj është thjesht shkencore dhe e bazuar në fakte”- thotë Loeb. Shkencëtarët thonë se Uumamu është objekti i parë ndëryjor i gjetur ndonjëherë në Sistemin Diellor. Tani është duke u larguar, dhe ka më shumë gjasa që nuk do të shihet kurrë më.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.