Presidenti i Republikës: Sajmir Tahiri, një delinkuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën

Postuar në 02 Nëntor, 2018 20:58

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar sot në një intervistë për syri.net lidhur me ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri: 

Po ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën.
Një person i tillë s’duhet të ishte bërë ministër i Brendshëm, por duke pasur insistimin e kryeministrit mendova mos t’iu hiqnim këtë mundësi.
Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se e dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon dhe mua nga përgjegjësia për të kaluarën time.
Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë.
Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë ministër i Brendshëm. E dinë vetë ata pse e kanë shkarkuar

 tha Meta.

Ndoshta Presidenti ka përfituar nga fakti se paketa antishpifje nuk është miratuar ende.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.