Athina zyrtare: Të mos nxitohemi për të nxjerrë konkluzione për ngjarjen e Bularatit

Postuar në 29 Tetor, 2018 11:12

Athina zyrtare ka bërë sot thirrje që autoritetet shqiptare të shmangin retorikën nxitëse pas ngjarjes së Bularatit. Në një dalje televizive, zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos tha se autoritetet greke po marrin të gjitha masat e nevojshme në kësi rastesh për të sqaruar rrethanat e sakta të vdekjes së grekut etnik në Shqipëri. 

Nuk duhet të nxitohemi për të nxjerrë konkluzione. Ne jemi në kontakt me autoritetet shqiptare

shtoi ai, raporton “Kathimerini”. 
Tzanakopoulos ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të shmangin tonet agresive, duke nënkuptuar cilësimi  si “të fandaksur” që kryeministri Rama bëri për Katsifan. 
Ndërkohë ngjarja ka përcjellë jehonën e vet në terren. Gazeta greke raporton se ka patur përplasje fizike mes grekëve dhe shqiptarëve në Gerakas në lindje të Atikës në orët e para të mëngjesit të sotshëm. Si pasojë gjashtë persona janë lënduar, një prej të cilëve, një qytetar grek, në gjendje të rëndë. Media në fjalë e lidh ngjarjen në Athinë me atë që ndodhi paradite në Bularat. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.