PS-ja pranon keqqeverisjen. Shkarkon 11 kryetarë degësh

Postuar në 23 Tetor, 2018 11:47

Partia Socialiste thuhet se ka shkarkuar 11 kryetarë degësh të saj gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së saj. Mediat citojnë një prej drejtuesve të PS-së, Elisa Spiropali të jetë shprehur për arsyet e këtij pastrimi:

Vihet re një shkëputje nga disa territore, drejtuesve politikë u është kërkuar prezencën e tyre. Sidomos nga bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim i madh së pushtet lokal me qytetarët.

Ne s’kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale por edhe qendrore ky ka nevojë për ndërhyrje. Është e rëndësishme që paralelisht punohet dhe më familjen tonë të madhe politike në territor

Lëvizja në fjalë, përveçse në funksion të zgjedhjeve lokale, në të vërtetë konfirmon raportimin e vazhdueshëm të medias për keqqeverisje nga ana e të zgjedhurve të PS-së, edhe pse akuzat e pushtetit janë përqendruar pikërisht te media.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

PS edhe mund ta pranoje keqqeverisjen, por problem eshte se mos zemerohet populli! Ky popull ka treguar permes votimeve qe jane bere se eshte shume i kenaqur! Keto manovra qe po ben PS jane me efekt negativ! Ka mundesi te zvogelohet numri i votave per PS!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.