Elozhe vetes...Show must go on!

Postuar në 22 Tetor, 2018 11:48

Arrestimi i dy ish-depuetëve socialistë, Arben Ndoka e Arben Çuko si dhe disa personave të tjerë në kuadër të një operacioni të gjerë policor, ku u përfshinë dhe Forcat Renea u servirën si lajme interesante pa ndodhur ende. 
Goditja e emrave të lidhur me pushtetin, por të një rëndësie të dorës së tretë apo të katërt nuk prish ndonjë ekuilibër brenda mazhorancës. E sigurtë është se shërben për të kuruar imazhin e djerrur të Policisë dhe Kreut të saj i akuzuar si vegël e qeverisë. 
Po ashtu dhe dalja në konferencë e Donika Prelës, drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda ushqen këtë lloj propagande, të cilën e kurorëzoi me një postim ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili thotë se këtë rradhë shteti e ka seriozisht, ndërkohë që ministri i Brendshëm vazhdon të fshihet pas procedurës për çështjen e vëllait të tij. Njolla për mos arrestimin e Klement Balilit rëndon akoma mbi të gjithë policinë, përsfshi dhe drejtuesit politikë, Rama e Xhafaj.

Postimi i Xhafës: 

Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin. Më shumë sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori – Polici.
Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është shoë, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti.

Mënyra si u servir ne media arrestimi i Arben Ndokës, duke thirrur kamerat të filmonin momentet e shoqërimit të ish-deputetit socialist ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ishte flagrante dhe në shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Ndaj mënyrës si u prangos Ndoka pati reagim në mbledhjen e grupit socialist edhe nga deputeti i Lezhës, Pjerin Ndreu. Kujt i shërben kjo, zoti Xhafa dhe kryeministri Rama e dijnë më mirë nga të gjithë. Pyetja eshte a do të vijojnë arrestimet dhe deri ne çnivel do shkojnë ato?

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.