Jemeni, Teatri i një tjetër drame në Lindjen e Mesme

Postuar në 14 Tetor, 2018 17:04

Në Jemen po luhet një tjetër tragjedi. Vdekja ka marrë përmasa biblike duke përfshirë gra dhe fëmijë. Një nga dramat më të mëdha në teatrin e Lindjes së Mesme. Jemeni, sipas OKB-së po përjeton krizë më të madhe humanitare në botë. Masakrat e nisura që nga viti 2015 pak shqetësojnë opinionin publik në Perëndim. Aq më tepër që kjo situatë  nuk është shkaktuar nga armiqtë e fuqive dominuese perëndimore, por nga aleatët e tyre.

Tre nga pesë anëtarët e përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (SHBA-ja, Franca dhe Anglia) kanë mbështetur në mënyrë aktive, bombardime dhe mjete të tjera, aleancën me Arabinë Saudite kundër rebelëve të Houthi. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkaktuar shumë të vdekur në radhët e popullsinë civile, duke shtuar zërat për krime lufte.

Roli i Iranit në luftën civile siriane ka shqetësuar vazhdimisht Perëndimin dhe aleatët e tij në rajon. Lufta e ftohtë mes Arabisë Saudite dhe Teheranit është kthyer tashmë në një luftë të vërtetë mes sunitëve - shiitëve. Kjo luftë po zhvillohet në Jemenin e rraskapitur nga varfëria, vendi më i varfër në Lindjen e Mesme.

"Arabia Saudite dhe Irani janë ato shtete që na sollën në këtë situatë. Ata investojnë në këtë luftë të përgjakshme, duke mbështetur grupet përkatëse dhe interesat e tyre. Por ai që vuan, viktima është populli që nuk ka asnjë mënyrë për të shpëtuar nga ky ferr"-tha për HuffPost Jahja Mohammed Abdullah Saleh, nipi i ish-presidentit të vrarë të  Jemenit Ali Abdullah Saleh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.