Skeçi politik i Thaçit del bllof. 77% e qytetarëve kundër shkëmbimit të territorit

Postuar në 29 Shtator, 2018 20:28

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha sot shfaqjen e tij alla Vladimir Putin kur herë me një motoskaf, e hërë duke pirë kafe kaloi nga kufiri në liqenin e Gazivodës. Thaçi bënte këtë skeç politik ndërkohë që në Kosovë protestohej për pazarin e tij të kufijve e kur kryeministri Haradinaj përshëndeste portestën.

Ka edhe ca më tej se kaq. Presidenti i Kosovës po rrotullohet në vend me veprimet e veta edhe po të shohësh sondazhet. 

Një studim i publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, (KDI) që grumbullon rreth vetes shumë organizata të shoqërisë civile, nxjerr në pah se shumica e qytetarëve janë kundër një marrëveshjeje me Serbinë, që do të përfshinte "shkëmbimin e territoreve".

Në bazë të qëndrimit të qytetarëve, 77.6 përqind janë kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë si pjesë e marrëveshjes potenciale ndërmjet dy palëve, ndërsa vetëm 11.3 përqind e qytetarëve do të pranonin të kishte një shkëmbim të territoreve si pjesë e një marrëveshjeje potenciale midis dy palëve, Janë 11 përqind e qytetarëve që nuk e dinë apo refuzojnë të përgjigjen", tha Jeta Krasniqi, (hulumtuese në KDI) gjatë prezantimit të të dhënave të hulumtimit.

Kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, sipas publikimit, janë shprehur edhe shumica e pjesëtarëve të komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe serbët e Kosovës. "51 përqind kanë thënë se do të protestonin kundër një marrëveshjeje Thaçi- Vuçiç që do të përfshinte shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë në baza etnike. Janë rreth 20 për qind e qytetarëve që do të kërkonin referendum, janë 8.9 për qind e qytetarëve që do të pajtoheshin me këtë marrëveshje", thuhet në raport

raporton Deutsche Welle.

Këto janë shifrë paraprake por ato flasin shumë për perceptimin. Një gjë është e qartë: kur dikush është kaq i gatshëm të cedojë te kufijtë, ai nuk e ka për gjë të grabisë pronën e qytetarit. Dhe rreziku real ky është, më shumë sesa “politika e madhe” e Thaçit që kuptohet vetëm nga Baton Haxhiu dhe Edi Rama.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.