Mesazh Moskës nga Shkupi

Postuar në 17 Shtator, 2018 10:16

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Amerikan, Xhejms Matis  mbërriti këtë të hënë në Shkup për të mbështetur referendumin e ardhshëm mbi ndryshimin e emrit të Maqedonisë, dhe ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të ndërhyjë.

Matis u shtohet zyrtarëve perëndimorë të që u ka bërë thirrje maqedonasve të votojnë në favor të ndryshimit të emrit në referendumin e 30 shtatorit, proces që sipas tij do të hapë rrugën për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Vota ''Po” është shumë e rëndësishme  për ata jeta e të cilëve mund të ndryshojë si nga mundësitë ekonomike ashtu edhe nga çështjet e sigurisë"- u tha sekretari amerikan i mbrojtjes gazetarëve që e shoqëruan në avionin që fluturoi drejt Shkupit.

"Ne jemi duke parë si do të formësojmë të ardhmen e tyre, jo të shohim sesi do ta formësojnë dikush tjetër. Nuk duam të shohim këtu atë që Rusia është përpjekur për të bërë në shumë vende," tha ai duke theksuar se nuk ka asnjë " dyshim" që Moska ka financuar grupe politike për të  kundërshtuar referendumin. Sipas Laura Cooper, përgjegjëse e Pentagonit për Rusinë dhe Evropën Qendrore, Moska ka paguar votuesit që të heqin dorë nga referendumi dhe duke mbështetur financiarisht organizatat pro-ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.