Manfred Weber, Merkel synon kontrollin e Komisionit Europian

Postuar në 02 Shtator, 2018 13:12

Me emërimin e Manfred Weber  në vend të  Jean-Claude Juncker, PPE synon të kthehet   në një forcë konservatore me orientim të qartë në të djathtë dhe në gjendje për të tërhequr një numër në rritje të qytetarëve evropianë të dominuar nga "sirenat e sovranitetit"- shkruan Corriere Della Sera.

“Kandidati pasardhës për të udhëhequr Komisionin Evropian dëshiron politika më të ashpra të emigracionit dhe kundërshton multikulturalizmin. Në këtë kuptim ai është një kandidat ideal për të shërbyer si një urë me të djathtën që përfaqësohet nga liderë konservatorë si  Viktor Orban”-thekson më tej gazeta italiane

Kancelarja Merkel ka vendosur të mbështesë Manfred  Weber, si kandidatin kryesor të Partisë Popullore Evropiane për zgjedhjet evropiane në vitin 2019. Vendimi i kancelares e pozicionon përfaqësuesin e CSU-së bavarez të avantazhuar në garën për  udhëheqjen e Komisionit Evropian.

Weber do të njoftojë kandidaturën e tij të mërkurën në Bruksel përpara deputetëve të grupit parlamentar. PPE do të zgjedhë kandidatin për betejën e ardhshme pranverore më 8 nëntor në Helsinki. Zgjedhja e një gjermani në krye të Komisionit Europian konsiderohet si një objektiv strategjik për kancelaren Merkel, e cila i ka përqëndruar të gjitha përpjekjet e saj për të marrë udhëheqjen e ekzekutivit të BE-së.

Analistët thonë se zgjedhja e Weber është edhe një test për kancelaren nëse është akoma në gjendje të imponojë agjendën dhe emrat e saj dëshirat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.