Plakja e popullsisë, dukuri rajonale në Ballkan

Postuar në 30 Gusht, 2018 17:25

Problemi demografik është tashmë një çështje e të gjithë Ballkanit thuajse. Edhe Maqedonia e ka tematizuar këtë problem përmes opozitës së VMRO-DMNE, deputeti i së cilës, Vlatko Georgev, ka deklaruar se në tremujorin e dytë të vitit 2018, numri i fëmijëve të lindur ka rënë me 6.3%. Nuk është e qartë nëse deputeti në fjalë përfshin në statistikën e tij edhe shqiptarët dhe etnitë e tjera përveç asaj maqedonase, por fakt është se demografia, plakja e popullsisë, emigracioni, ikja nga sytë këmbët nga një vend si ky rajon, po kthehet në dukuri të përbashkët.

Në Shqipëri ka kohë që flitet për plakjen e popullsisë dhe për tkurrjen e saj. Për të parën nuk ka se çfarë të thuash shumë, por një mënyrë është stimulimi i lindjeve. Situata ekonomike dhe sociale është e lidhur ngushtë me këtë që po ndodh; sa për të dytën vizioni i qeverisë është mishëruar qarë te deklarata e kryeministrit: Emigracioni është çështje zgjedhjeje.

Sipas INSTAT-it, në janar të vitit 2018, popullsia e Shqipërisë ra me 0.2% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që numri i fëmijëve të lindur për vitin 2017 ra me 16.5%, një shifër alarmante. Shtesa natyrore ishte 8 637 banorë ndërkohë që migracioni neto 14 902. Bilanci shihet qartë se është shumë negativ.

Por shifrat nuk janë optimiste edhe për vende të tjera. Konkretisht parashikohet se popullsia e Bullgarisë do të shkojë nga 7 milionë aktualisht, në 5.4 milionë në vitin 2050. Kroacia nga afërsisht 4 milionë në 3.4 milionë, Rumania nga 19.6 milionë në 16.4 milionë, kurse Serbia nga 8.7 milionë në 7.4 milionë. Rënie parashikohet të ketë edhe Mali i Zi, ndërkohë që rritje pritet nga Bosnj Hercegovina, por edhe ajo në shifra modeste.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.