Nuk është republika personale e Hashim Thaçit: Ndryshimi i kufijve do të thotë Luftë

Postuar në 30 Gusht, 2018 16:45

Ndryshimi i kufijve do të thotë Luftë. Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Irish Times Daily.

Rihapja e marrëveshjeve të mëparëshme do të thoshte të hapje të shkuiarën e cila nuk do të dëmtonte vetëm stabilitetin e të dyja vendeve, por edhe vendet fqinje gjithashtu

është shprehur Haradinaj.   

Sipas tij nga delimitimi, apo korrigjimi përfiton sipas tij vetëm Vladimir Putin. Në raportimin e kësaj interviste, media “liberale” serbe, B92, ka menduar të shtojë një titull me koment brenda: sipas saj Lufta i përshtatet vetëm një njeriu, duke nënkuptuar Haradinajn. Është për t’u mbajtur shënim kjo tërheqje e serbëve përballë Hashim Thaçit, që po mëkohet si njeriu I stabilitetit dhe me dritë të gjatë në veprimin politik. Çështja është se korrigjimi i kufijve të një shteti apo gati-shteti që është investim ndërkombëtar, nuk mundtë kalojë thjesht dhe vetëm si vendimmarrje e një njeriu i cili po sillet si aksioner i vetëm i Republikës. Dështimi I formulave për ndërrim territoresh është domosdoshmëri për një stabilitet real, që jo vetëm do të emanciponte shoqëritë për aq sa mund të emancipohen, por do të neutralizonte një sukses të rremë të një individi që tashmë po përkëdhelet edhe ëndrrat e ndonjë çmimi. Mbetet vetëm për t’u parë sesa serioz është Haradinaj në këto qëndrime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.