Atleti i europianizmit: Morëm eritreasit. Bëmë atë që duhet të bënte Europa

Postuar në 27 Gusht, 2018 13:49

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot si kristian i mirë kur ka folur për vendimin e qeverisë shqiptare për të pritur 20 emigrantë eritreas në vendin tonë. Sipas Ramës Shqipëria nuk mund të rrinte spektatore në një histori dhimbjeje dhe turpi.

I morëm emigrantët pasi nuk mund të rrinim spektatorë përpara një shfaqjeje të turpshme. Njerëz që janë larguar nga vendi i tyre u kthyen në të burgosur. Nuk e zgjidhim dot këtë problem, por në pozitën e dikujt që rri e shikon, bëmë atë që mundëm: dhamë ndihmë. Ne bëmë aq sa mundëm, është rasti për të kujtuar se Ballkani në krizën e 2015 bëri atë që duhet të bënte e gjithë Evropa

citohet ai.

A mund të besohet kjo dhembshuri nga ky atlet i europianizmit? Pak e vështirë, pasi në vitin 2015, Shqipëria bëri të gjitha manovrat për të shmangur që vendi ynëtë kthehej në rrugë depërtimi. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka deklaruar dje në një intervistë për Vizion Plus, se ka qenë kërkesa e Italisë ndaj Shqipërisë që 20 refugjatë nga Eritrea të trasnerohen në vendin tonë. Pra gatishmëria e Tiranës zyrtare është në të vërtetë një mjet këmbimi politik më tepër sesa një shfaqje humanizmi që shkon qoftë përtej mundësive të vendit, por as përputhet me filozofinë praktike të kësaj qeverie që më të dobëtit i kërdis në dhunë verbale, administrative apo edhe penale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.