Respekt për asgjë dhe asnjë/Erdogan autorizon sulme ndaj ish-presidentit Abdullah Gul

Postuar në 24 Gusht, 2018 16:53

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan duket se po shkon pandalur drejt kultit të individit, kur me goditje gjithafarëshe po spastron partinë e tij, AKP – Drejtësi dhe Zhvillim – nga të gjithë anëtarët e saj themelues. Gazeta “Hurriyet” publikonte sot një opinion të kolumnistit të saj, Murat Yetkin, sipas të cilit, Erdogan dhe enturazhi i tij i ka vënë syrin edhe ish-presidentit të vendit, Abdullah Gul.

Yetknin vëren se në kongresin e fundit të partisë më 18 gusht, ku Erdogan u rizgjodh pa asnjë rival, Bulent Arinç, një ndër njerëzit kryesorë të partisë, u shpreh se kishte marrë porosi që në media të mos shfaqej asnjë pamje, apo të mos përmendej asnjëherë Gul gjatë momenteve kur përcillej historia e AKP-së. Arinç ankohet sipas kolumnistit se ai bashkë me Erdogan dhe Gul ishin tre njerëzit që themeluan partinë, të cilën sot e ka pronë personale vetëm një njeri.

Çështja nuk shkon deri këtu. Zëvendëskryetari i sapozgjedhur i partisë, Hamza Dag akuzoi hapur ish-presidentin e Turqisë, Gul për tradhëti vetëm pse kishte menduar që të dilte përballë Erdoganit në zgjedhjet presidenciale të qershorit të këtij viti. Yetkin shton se qëndrimet e forta ndaj Gul janë mbuluar me heshtje nga njerëzit e partisë së Erdogan, pasi ish-presidenti gëzon respekt në vend dhe i njihet një kontribut jo i vogël në rrugën e marrjes së pushtetit.

Komentet e Dag shkonin përtej kriticizmit dhe ne nuk i apropvojmë

citohet me këtë rast. Omer Çelik, zëdhënës i AKP-së.

Por gjurma është lënë dhe në një vend si Turqia e Erdoganit akuzat nuk ka sesi të jenë emotive. Ato janë të autorizuara. Gul është një personazh që nuk duket se vuan nga komplekset apo frika ndaj autoritetit të Erdogan. Yetkin thekson se ishte pikërisht ai që iu kundërvu mentorit të treshes themeluese, Erdogan – Arinç – Gul, Neçmetin Erbakan, në kongresin e fundit përpara se të ndaheshin. Gul erdhi në detyrën e kryeministrit pas zgjedhjeve të vitit 2002 që pasuan një krizë bankare të madhe për shkak se Erdogan nuk ishte anëtar I Parlamentit. Dhe ai I qëndroi besnik miqësisë. Arinç u zgjodh kryetar i Parlamentit dhe ata shfaqeshin bashkë në çdo aktivitet. Rrugën e kthimit në Parlament, Erdoganit ja hapi republikani, Deniz Baykal dhe në atë kohë u bë rotacioni: Erdogan kryeministër, Gul, ministër i Jashtëm.

Sipas Yetkin, lufta ndaj Gul filloi kur u shfaq në horizont konflitkti me Gulenin. Caktimi i Davutoglu në pozita kryesore partiake dhe në Ministrinë e Jashtme, ishin një mesazh për Gul se koha e tij kishte mbaruar. Por në momentin që Davotoglu mendoi të merrte vendime në mënyrë autonome, atij i erdhi fundi dhe u zëvendësua me Binali Yildirim.

Sot Gul po përmendet për tradhëti. Por kjo akuzë vështirë se mund të përtypet për një politikan si ai që duket se tremb Erdoganin që ka humbur arsyen dhe mbi të gjitha modestinë e domosdoshme për të qëndruar me këmbë në tokë. Nga 70 anëtarë themelues të AKP-së vetëm tre kanë mbetur në pozicione administrative ndërkohë që heshtja e anëtarëve të tjerë të rëndëishëm të partisë, sipas Yetkin, tregon se në vend të marrëzisë për të ecur përpara me spastrime, por kërkohet që të respektohen ato figura që kanë kontribut. Në fund të fundit, kur të gjithë tradhëtojnë, kjo nuk quhet më tradhëti, por fund i legjitimitetit të një pushteti personal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.