Beogradi nuk provokohet më. Vuçiç ndihmon Thaçin: Le të propozojnë çfarë të duan

Postuar në 24 Gusht, 2018 10:55

Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Kjo fjalë e urtë të vjen ndërmend me negociatat cilësisht të reja mes Kosovës dhe Serbisë. Apo më saktë mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit, të dy respektivisht presidentë. 

Një ditë më parë, Thaçi me një status në Facebook mburrte veten dhe mbronte propozimin për korrigjim kufijsh duke iu referuar idesë së Ibrahim Rugovës për shkëmbim territoresh. Ai shtonte se “qëndrimi im është i evoluuar. Nuk ka shkëmbim territori, por bashkim të Preshevës me Kosovën”.
Nëse pak kohë më kjo kërkesë do të cilësohej provokim nga Beogradi zyrtar, ajo sot vleresohet si pjesë e arritjes së një kompromisi. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, e ka ndihmuar sot homologun kosovar kur ka deklaruar se është i gatshëm të dëgjojë çdo propozim. 

Jam përherë i gatshëm të takohem por vetëm nëse këto janë takime të moderuara nga BE. Le të propozojnë çfarë të duan

tha ai pas firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e një fabrike në qytetin e Zrenjanin. 

 Ky qëndrim kombinohet me propozimet e reja të Thaçit, i cili tashmë ka siguruar konsensusin publik serb për shtrimin në tavolinë të çështjes së ndryshimit të kufijve. Por kjo lojë ka një minus për opinion shqiptar. Nëse ne sot dimë se Kosova përfaqësohet në negociata me “ëndrrat” e Thaçit për t’i marrë një copë territori Serbisë, ne nuk dimë se çfarë ka menduar presidenti i Kosovës për të lëshuar. Pasi sado që deklarimet e tij janë maksimaliste dihet fare mirë se kompromisi që po kërkohet nuk kalon pa lëshime reciproke.

Hashim Thaçi është nga ata njerëz që firmosi marrëveshjen e Rambujesë, ndonëse hynte në takim për pavarësi dhe e vuri firmën pas këshillës së amerikanëve, përkundrejt kundërshtive në Kosovë dhe Tiranë. Rrjedhimisht ajo që zotëria thotë se është korrigjim në fakt 2shtë shkëmbim dhe Vuçiç mesa duket është i sinkronizuar. Çdo hapje në publik mbi këtë temë është me gjasë përpunim i opinionit për një pak që duket se është arritur apo ndërmjetësuar më herët. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.