Për 1 milionë dollarë

Postuar në 09 Gusht, 2018 23:34

Adriatik Llalla nuk ia doli në përpjekjen e parë për të hequr sekuestron preventive ndaj pasurive të bllokuara të ish-kryeprokurorit në vlerën e 1 milion dollarëve. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzuoi ankimimin e ish-kryeprokurorit duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. 

Ankimimin në emër të Llallës e kishte bërë avokati i tij, Sokol Hazizaj, por as ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë pasi ndodhej me pushime. Akuzat ndaj Llallês u ngritën pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtësisë. Ish kryeprokurori hetohet për “shpërdorim detyre”, “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Sa i përket veprës penale të pastrimit të parave, ka dyshime për shitjen e disa pronave të Llallës dhe për vlerat reale që ishKryeprokurori ka përfituar nga to

Pasuritë e sekuestruara të Adriatik Llallës

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Akuzat ndaj Lllalëls ishin paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit pas futjen së familjes së ish-kryeprokurorit  në listën e saj të zezë, duke mos i lejuar të udhëtojnë drejt SHBA, me pretendimin për përfshirje të zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.