Atentat me dron Nikola Maduros (Video)

Postuar në 05 Gusht, 2018 10:34

Dështon një tjetër tentativë për vrasjen e presidentit të Venizuelës, Nikolas Maduro. Një dron "i mbushur" me eksploziv u ngrit të shtunën pasdite në Karakas gjatë një paradë ushtarake të Gardës Kombëtare.

Maduro, i cili po fliste u mënjanuar në kohë, por shtatë anëtarë të Gardës Kombëtare u plagosën nga shpërthimet. "Sot ata u përpoqën të më vrasin," tha presidenti i Venezuelës në një fjalim televiziv, të cilin ai shkruajti disa orë pas përpjekjes të dështuar të atentatit kundër tij, duke akuzuar presidentin kolumbian Manuel Santos për sulmin. 

Maduro theksoi se "financuesit" e këtij sulmi ishin në SHBA, duke kërkuar ndihmën e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Ai theksoi se "të gjitha faktet" tregojnë për një komplot të ekstremit të djathtë dhe se një hetim fillestar zbulon se atentati e ka origjinën në Kolumbinë fqinje. Disa nga autorët janë arrestuar, tha ai.

Përgjegjësinë e sulmit e ka marrë Një organizatë rebele, që pretendohet se përbëhet nga civilë dhe ushtarë. Në një njoftim në Twitter, Lëvizja Kombëtare e Ushtarëve të Shaded shkruan se lëshoi "dy dron me lëndë shpërthyese C-4 ... (...), por  snaiperët e Gardës Kombëtare i shkatërruan para se të arrinin objektivin e tyre" .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.