atentat

Atentat me dron Nikola Maduros (Video)

Postuar në 05 Gusht, 2018 10:34

Dështon një tjetër tentativë për vrasjen e presidentit të Venizuelës, Nikolas Maduro. Një dron "i mbushur" me eksploziv u ngrit të shtunën pasdite në Karakas gjatë një paradë ushtarake të Gardës Kombëtare.

Maduro, i cili po fliste u mënjanuar në kohë, por shtatë anëtarë të Gardës Kombëtare u plagosën nga shpërthimet. "Sot ata u përpoqën të më vrasin," tha presidenti i Venezuelës në një fjalim televiziv, të cilin ai shkruajti disa orë pas përpjekjes të dështuar të atentatit kundër tij, duke akuzuar presidentin kolumbian Manuel Santos për sulmin. 

Vritet ish-avokati i Millosheviç

Postuar në 29 Korrik, 2018 09:40

Një prej avokatëve më të njohur në Beograd, i ciliishte përfshirë në mbrojtjen e njeriut më të fuqishëm në Serbi, Sllobodan Millosheviç, u vra në një atentat të tipit mafizoz të shtunën para shtëpisë së tij.

Dragoslav Ogjanoviç, 57 vjeç, u ekzekutua nga njerëz të armatosur përpara shtëpisë së tij në Novi Beogradit, ndërsa djali i tij 26 vjeç, i cili e shoqëronte u plagos në shpatullën e djathtë.

Mediat shkruajnë  se mënyra e ekzekutimit u ngjan shumë metodave të krimit të organizuar. 

Informacione nga Maqedonia për atentat ndaj Erdogan

Postuar në 20 Maj, 2018 10:21

Shërbimet e inteligjencës e Turqisë dhe vendeve të Ballkanit po kryejnë bashkarisht kërkime  pasi informacioneve për një atentat të mundshëm kundër Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Plani i vrasjes sipas  një informacioni nga një burim i inteligjencës turke  u zbulua një ditë para vizitës së Erdogan në Bosnjë. Ky informacion i është dhënë inteligjencës turke nga spiunazhit i Maqedonisë, pas raportimeve të marra nga turqit që jetojnë në vend.

Vritet në atentat ambasadori rus në Turqi

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 17:36

Ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov u sulmua me armë nga një oficer i policisë turke, teksa ndodhej në një ekspozitë arti në Ankara. Sipas CNN Turk, diplomati rus ndërroi jetë pak momente pasi u qëllua. Karlovy u sulmua  teksa ishte duke mbajtur fjalimin në këtë ekspozitë në kryeqytetin turk. Sulmi vjen një ditë para se ministri i Jashtëm turk të shkojë në Moskë për bisedime homologun rus dhe iranian mbi situatën në Siri. 

Pse nuk u publikua letra e Spartak Brahos? “Dita” shkruan se bëhet fjalë për një atentat, bazuar në “raportime të shërbimeve perëndimore”

Postuar në 28 Shtator, 2015 22:05

U njoftua me të madhe se letra “Braho” për krerët e shtetit do të publikohej e se në të bëhej fjalë për paralajmërimin e një skenari destabilizues. Orët kaluan e letra mbeti ashtu siç edhe u lajmërua: sekrete dhe ndoshta “me zarar”. Arsyet nuk u dhanë nga ata që e lajmëruan publikimin, por gazeta “Dita” jep disa detaje që japin një version. Më poshtë raportimi i “Dita”:

Subscribe to RSS - atentat