Lëvizje në disa ambasada të Shqipërisë

Postuar në 01 Gusht, 2018 11:57

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar lirimin dhe emërimin në detyrë të disa ambasadorëve shqiptarë që lëvizin për shkak të përfundimit të mandatit të tyre.

Ilir Melo, Kastriot Robo, Qirjako Kureta, Riza Poda, Ilir Abdiu dhe Ridi Kurtezi janë liruar nga detyra e ambasadorit, përkatësisht në Kroaci, Danimarkë, Bullgari, Çeki, Finlandë-Norvegji dhe Spanjë.

Ndërkohë që disa prej tyre janë riemëruar në vende të tjera. Konkretisht Riza Poda dhe Ridi Kurtezi janë emëruar si ambasador në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Donika Hoxha shkon ambasadore në Bullgari, Elida Petoshati në Danimarkë, Ilirian Kuka në Çeki, Rezar Bregu në Brazil, kurse Virgjil Kule në Suedi, Finlandë, Norvegji, Islandë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.