Daçiç: SHBA kërkon zgjidhje kompromisi për Kosovën

Postuar në 28 Korrik, 2018 12:12

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka dalë i kënaqur nga takimet që kishte në Uashington me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Ëess Mitchell dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John R. Bolton.

Sipas tij ndryshimi më i madh që erdhi me administratën e re amerikane të Donald Trump është se ata janë “të gatshëm të dëgjojnë argumentet e Serbisë”.

“Deri dy vjet më parë, kur flisnim me dikë, na thonin kjo është një çështje e zgjidhur. Tani ata thonë se duhet të ketë një kompromis Ky është një ndryshim i madh“-tha Dacic në një intervistë për mediat. Ai gjithashtu thekson se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton ishte gati të dëgjonte një zgjidhje tjetër për Kosovën.

“Për herë të parë, këtu i citoj fjalët e tyre, ata janë të gatshëm të dëgjojnë zgjidhje kreative për problemet e mundshme, duke përfshirë Kosovën. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për ne, dhe është shumë e rëndësishme që këtu të ketë konsensus, këtu në Uashington-“tha Dacic. Shefi i diplomacisë serbe ishte në Uashington me rastin e 100 vjetorit të ngritjes së flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.