Akuza, tender fiktiv për veshjet e policëve bashkiakë

Postuar në 22 Korrik, 2018 12:28

Partia Demokratike akuzoi Bashkia e Tiranës se shpall fituese të një tenderit fiktiv 100 milionësh një kompani nën sekuestro për mospagim taksash dhe me vetëm 1 punëtor. Bëhet fjalë  për një tender për veshjet e policëve bashkiakë ku në garë kanë marrë pjesë vetëm 2 kompani: “Vojsava Zenelaj” që është shpallur fituese dhe një kompani tjetër “Muça shpk”, e cila ka depozituar dekomunentacionin, por nuk ka bërë asnjë ofertë.

Sipas PD kompania  një dokument nga Zyra e Tatimeve  provon këtë se kompania fituese “Vojsava Zenelaj” është me statusin “nën mbledhje me forcë”, çka tregon se kompania nuk ka paguar tatimet dhe duhet të ishte skualifikuar menjëherë! Kompania fituese ka të deklaruar vetëm 1 të punësuar, ndërkohë që i është dashur të qepë për 1 muaj mbi 4 mijë artikuj.

 Sipas përllogaritjeve i vetmi person që ka kompania duhet të qepë në ditë 116 kostume, pantallona, pulovra, këmisha dhe këpucë! Pra, të mos flinte  për 35 ditë rresht dhe për çdo orë të qepte të paktën 4 kostume dhe 1 palë këpucë!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.