Projektligji për Teatrin hyn në procedurë. Kulla në truall publik, Edi Rama shmang firmën e vet

Postuar në 28 Qershor, 2018 12:21

Erion Veliaj shpalli marrëveshjen me artistët, qeveria miraton në mbledhje projektligjin e shumëdiskutuar për Teatrin dhe kullat në zonën përkatëse.

Kjo ka ndodhur dje me shpejtësi të madhe teksa pak orë pasi kryebashkiaku i Tiranës Veliaj, përdori tre artistë si figurantë në një takim ku u shpall arritja e marrëveshjes, manovra e të cilit është pasuar nga një firmë e zv.kryeministres Senida Mesi e cila firmos prej kohësh në vend të kryeministrit Edi Rama.

Projektligji është publikuar në faqen e Kryeministrisë duke u përfshirë kështu në procedurat parlamentare. Ajo që mbetet të shikohet këtej e tutje është beteja ligjore që i mbetet në dorë Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe Presidentit të Republikës.

Shqipëria nuk ka aktualisht një Gjykatë Kushtetuese, e cila do të mund të jepte një mendim për kushtetueshmërinë e një projektligji që zhbën pronën publike për t’ia kaluar një operatori privat të paracaktuar nga qeveria në mënyrë fare jotransparente. Është po ai operator ndaj të cilit sot qëndron dyshimi për ndërtimin e sheshit “Skënderbej” i cili u përmbyt para disa ditësh.

Qeveria po ligjëron një akt i cili gënjen të gjithë qytetarët e Shqipërisë, duke fshehur pas Teatrit synimin dhe interesat prej miliona eurosh të ndërtimit të objekteve private në tokën që është e të gjithëve Ne.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Gjykata Kushtetuese jep vendime per ligje. S'jep mendime per projektligje. Projektligji eshte antikushtetues se cenohet parimi i veteqeverisjes vendore. Si merret dot prona bashkise me ligj me shumice te thjeshte, kur ligji i veteqeverisjes vendore, qe eshte ligj me shumice te cilesuar prej 3/5, parashikon se vetem keshilli bashkiak mund te disponoje mbi pasurite e bashkise, me nje vendim me shumice te cilesuar prej 3/5.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.