"Tregu shqiptar, një xhungël pa rregulla"

Postuar në 12 Qershor, 2018 15:32

Kreu i “Confindustria Albania” Sergio Fontana thotë në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar se një ndër arsyet pse investitorët italianë mungojnë në Shqipëri, është kaosi në treg.

Një nga problemet është pikërisht legjislacioni, si dhe informaliteti. Kemi nevojë të kemi më pak korrupsion dhe më shumë rregulla. Unë them përherë, në cilësinë e presidentit të konfindustrias italiane, që një treg pa rregulla është një xhungël. Nuk është diçka pozitive! Ne kemi nevoje për rregulla të qarta pasi ka disa ligje të cilat lidhen me pronat që frenojë disi aktivitetin tonë

thotë ai.

Ky është një tjetër zë që kritikon klimën e krijuar nga ndërhyrjet kaotike apo edhe mosndërhyrjet e qeverisë, që është aktori kryesor rregullator. Nga ana tjetër, Fontana e pasuron prononcimin e tij edhe me një kritike të ngjashme me atë të Dhomës Amerikane të Tregëtisë, që ka të bëjë me taksat dhe ndryshimin e shpeshtë të tyre.

Gjërat nuk mund t’i ndryshosh në vazhdimësi. Është si të ndryshosh rregullat në mes të lojës. Kjo nuk shkon, duhen rregulla të qarta para se të nisësh lojën dhe mbi të gjitha të dish se këto rregulla do të respektohen do të mbeten të qarta. Për mënyrën e taksimit, ajo që unë i kërkoj qeverisë shqiptare është të krahasohet me vendet e rajonit, jo vetëm me nevojat e Shqipërisë. Nëse vihesh në anën e një investitori italian psh, ju duhet të zgjidhni ku të bëni një investim. Ku do ta bënit ju ? Unë do ta bëja në një vend ku jam i sigurt që taksat janë të qarta dhe rregullat nuk do të ndryshojnë dhe aty ku taksat janë më të konkurrueshme. Duhet menduar në afatgjatë jo afatshkurtër

vijon ai.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.