Murtaja Bubonike është shfaqur të paktën që në epokën e bronzit

Postuar në 11 Qershor, 2018 11:10

Një grup kërkuesish të drejtuar nga Instituti Max Planck për Shkencat e Historisë së Njerëzimit ka dekoduar një genom 3800 vjeçar prej nga ku mendohet se është identifikuar origjina  e murtajës bubonike. Sëmundja në fjalë ka goditur të paktën tri herë më mënyrë masive: së pari në shekullin e 6 e.s në atë që quhet Murtaja e Justinianit, në shekullin e 14-të, kur vrau 1/3 e popullsisë së Europës dhe në shekullin e 19-të kur goditi Kinën.

Ekipi mori në analizë skeletet e dy viktimave të Murtajës, të varrosur në Samara të Rusisë dhe konstatoi një variant të Yersinia Pestis. Sipas përfundimit të shkencëtarëve ky është genomi më i vjetër që është dekoduar dhe ku janë konstatuar faktorë virulentë që janë karakteristikë për murtajën bubonike.

Ky lloj është paraardhës i variantit mikrobik që shkaktoi Murtajën e Justinianit, Vdekjen e Zezë dhe epidemitë e murtajës në Kinë

deklaron Instituti.

Studimi provon se origjina e murtajës shkon të paktën 1000 vjet më parë nga sa mendohej deri më tani, deri në epokën e bronzit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.