“Të tjera mesazhe kërcënuese nga deputeti me karafil”

Postuar në 07 Qershor, 2018 20:45

Ilir Demaliaj pretendon se është kërcënuar hapur edhe pas denoncimit publik që bëri për deputetin socialist Fidel Ylli dhe deputetin Tom Doshi. Sipas tij, është sërish njëri nga këta dy personazhe që ka e ka kontaktuar për t’i dhënë mesazhin se rrezikon të zhduket nëse vijon me akuzat.

“Kam marrë kërcënime dhe e njoftoj Fidel Yllin dhe Tom Doshin se nuk mund të më kërcënojnë. Tom Doshi mund të blejë fshatarët atje në Malësi, por nuk mund të më blejë njeri mua”-thekson Demaliaj.

I pyetur nëse është kërcënuar pas deklaratës që bëri në emisionin “360 gradë”, Demaliaj shkoi më tej duke thënë se është telefonuar nga Fidel Ylli, të cilin e akuzon se në vitin 95 bashkë me Tom Doshin i kanë vënë pistoletën në kokë për një libër që kishte shkruajtur.

“Pas deklaratës në Ora Neës dhe pas shkrimit që kam bërë sot. E di Fidel Ylli që më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që Tom Doshi nuk ka fjalë, të qëron. Nëpërmjet ekranit tuaj po i çoj fjalë Doshit dhe Fidel Yllit dhe kujtdo që shumë shpejt do të jem në Shqipëri. I bëj thirrje kujtdo që frikësohet nga këta cuba dhe banditë se këta janë frikacakë sepse frikacakët kërcënojnë. I kanë vënë paret me krim dhe mendojnë se do të sundojnë me krim. Nuk e kuptoj çfarë e lidh Edi Ramën me Tom Doshin.”-thekson Demaliaj.

Vetë dy të akuzuarit publikisht, Fidel Ylli dhe Tom Doshi nuk kanë reaguar ende ndaj pretendimeve të Demaliaj dhe për të sqaruar pozicionin e tyre në periudhën kur punonin si bodygard.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.