Tarifa e rishikuar e Rrugës së Kombit në kurriz të buxhetit

Postuar në 06 Qershor, 2018 18:24

Qeveria ka nisur sërish fushatën e informimit për tarifën e rishikuar të Rrugës së Kombit. Dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri  zhvilluannjë takim me biznese të Kosovës ku premtuan se do të ketë një taksë të reduktuar për përdoruesit e shpeshtë të rrugës së Kombit dhe se kompesimin e uljes së tarifës do ta paguajë buxheti i shtetit. 

“Janë gati 48-50 milion euro që i merr përsipër Buxheti i Shtetit të Shqipërisë për periudhën e koncesionit vetëm nga këto ndryshime që po mendojmë të bëjmë.Lajmi i mirë është se ju nuk do të paguani aq sa mendohej në kontratën e parë. Kryeministri ka ngulur këmbë, ministri ka ngulur këmbë, në finale në kurrizin e Buxhetit të Shtetit vjen dhe ne e kemi pranuar.”-deklaroi Ahmetaj.

Me pak fjalë interesi i konçesionarit nuk preket, vlera e kontratës do të mbetet diku te 330 milionë euro, me ndryshimin se 50 mln euro nuk do të vilen direkt nga tarifa por përmes rimbursimit nga buxheti. Të paktën kjo kuptohet nga deklarata e ministrit të Financave, që e servir këtë zgjidhje si meritë të kryeministrit. Kujtojmë që tarifa fillestare u kundërshtua edhe nga autoritetet e Kosovës, të cilat thanë se me qeverinë shqiptare nuk kishte pasur asnjë konsultim.

Deri tani nuk kanë dalë më shumë detaje rreth rinegocimit të kontratës me koncesionarin “Albania Highëay Concession”, bashkim i kompanive “Catalyst Viva Das General Contracting” LLC, “Salillari” shpk, “Violiap Ateve”, “Bee Tech”, “Kastrati” sh.a., por ajo që thuhet publikisht mjafton për të kuptuar se manovra do rëndojë sërish mbi buxhetin e shtetit dhe kësisoj qytetarët në një formë apo tjetër do paguajnë të njëjtën faturë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.