Xhaçka propozon ardhjen e Mossad në Shqipëri

Postuar në 23 Maj, 2018 17:09

Pas kërkesës drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur baza ushtarake në Shqipëri, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i propozoi një “ftesë për bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së Izraelit për Qendrën për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë”. Ndonëse nuk specifikohen agjencitë dhe mënyra e bashkëpunimit, ngritja në Shqipëri e "Qendrës për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë” nuk përjashton mundësinë që agjentë të Mossad të asistojnë shërbimet shqiptare.

Gjatë vizitës në Izrael, Xhaçka u takua me drejtues të Këshillit Kombëtar të Sigurisë si dhe të industrisë ushtarake, SIBAT si dhe më ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Avigdor Liberman. Ky i fundit tha se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera si aleatë strategjikë për sigurinë në rajon. Shqipëria ruan partneritet strategjik edhe me Turqinë, Greqinë e Italinë në rajon.  Një projekt i afërt mes dy Ministrive të Mbrojtjes është edhe shkëmbimi i modeleve dhe kurrikulave në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak. Vizita e Xhaçkës ishte e para e nje ministre shqiptare të Mbrojtjes në Izrael.

Marrëdhëniet me Izraelin nuk po përparojnë vetëm në fushën ushtarake. Me iniciativë të Bashkisë së Tiranës, shumë shpejt do të hapet Qendra Hebraike e Kulturës, në ambjentet e Teatrit të Kukullave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.