Video/Sulmohet fizikisht kryebashkiaku i Selanikut, Boutaris

Postuar në 20 Maj, 2018 01:18

Mediat në Greqi raportojnë mbi një sulm fizik ndaj kryebashkiakut të Selanikut, Yiannis Boutaris kryer nga pjesëtarë të ekstremit të djathtë.

Situata është tensionuar dhe ka arritur deri në akte dhune, gjatë një ceremonie për përkujtimin e masakrës ndaj grekëve të Pontit kryer nga Turqia në fillim të shekullit të 20-të.

Ai është goditur me shkelma edhe kur është rrëzuar përdhe. Boutaris, 75 vjeç është afruar në monumentin që përkujton ngjarjen por është pritur me pasthirrma dhe fishkëllima.

Thuajse e gjithë klasa politike greke e ka dënuar sulmin, me në krye dy partitë kryesore. Mediat po ashtu citojnë se në momentin e sulmit, përfaqësuesi i një partie nacionaliste, Panagiotis Psomiadis, jepte një intervitsë përmes së cilës akuzonte Boutaris se kishte shitur Maqedoninë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.