"Statusquoja në Europë është e keqe për të gjithë"

Postuar në 10 Maj, 2018 12:03

Presidenti francez Emmanuel Macron duket se shihet tanimë gjerësisht si zëri kryesor i Europës dhe për Europën. Ai propozon ndryshime legjislative dhe mentaliteti. Në një intervistë të fundit për agjencinë gjermane Deutsche Welle dhe televizionin ARD, Macron ka arritur me sukses të impresionojë sërish.

"Dinamik, energjik, i kthjellët, por edhe i duruar me vonesat teknike u tregua 40 vjeçari Macron. Ai është krenar që Franca ka ndryshuar shumë këtë vit. Tani ai kërkon të bëjë për vete edhe europianë të tjerë. Ky është mesazhi i tij në intervistën e parë televizive me një televizion gjerman."

Kështu e nis raportimin DW për intervistën e zhvilluar me kreun francez.

Macron ka folur hapur për vendimin e SHBA për të dalë nga marrëveshja bërthamore me Iranin duke e cilësuar atë një vendim të gabuar.

"Shpreh keqardhjen për vendimin e presidentit amerikan. Besoj se ky është gabim, prandaj ne europianët duhet të qëndrojmë të bashkuar në kuadër të marrëveshjes", shprehet ai.

Për Europën Macron ka mendimet e veta duke sugjeruar se për ecjen përpara është e nevojshme të “rrëzohen të gjitha tabutë”.

Mendoj se jemi sot në një moment historik për Europën. Europa ka detyrën që të shpëtojë rendin multilateral që kemi ngritur në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe që sot është i kërcënuar. Tani Gjermania do ta formulojë përgjigjen ndaj propozimeve tona dhe pres shumë. Shpresoj që kancelarja dhe qeveria e saj të jenë në lartësinë e detyrës dhe të punojmë së bashku për një Europë më të fortë, një Europë sovrane dhe të bashkuar. Duhet të dalim nga tabutë dhe egoizmat. Mbështetja në formë transfertash është një tabu gjermane që duhet të bjerë. Edhe Franca e ka një tabu. Ndryshimin e Marrëveshjes së BE. Edhe kjo duhet të bjerë. Ne duhet ta ndryshojmë marrëveshjen. Statusquoja në Europë është e keqe për të gjithë

thotë ndër të tjera ai. Një politikan që ka zëvendësuar tanimë kancelaren gjermane Merkel e zënë me politikën e brendshme dhe mesa duket në hapat e fundit të modelit të vet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.