Themeluesi i BE-së, Giscard: Më mirë një Europë më e vogël

Postuar në 10 Prill, 2018 12:21

Ish-presidenti i Francës, Valéry Giscard d’Estaing, një prej themeluesve të Bashkimit Europian, sugjeron sot një “Europë më të vogël”. Madje ai po mendoj të ndërmarrë një nismë për këtë qëllim ndonëse është 92 vjeç.

Bota ka ndryshuar, por Europa nuk ka ecur përpara…Në kohën e nënshkrimit të Traktatit të Mastrihtit, Kina nuk ishte kaq e rëndësishme sa është sot dhe SHBA ishte shumë e lidhur me Europën. Ne kishim një politikë të përbashkët tregëtare

citon “Politico” politikanin francez.

Sipas tij, sot “blloku është në konfuzion të plotë”, ndërkohë që ideja e një Europe më të vogël do të përfshinte në formë federative gjashtë shtetet themeluese plus Spanjën, Portugalinë, Irlandën, Austrinë, Finlandën dhe Poloninë. Kjo referuar librit të tij të vitit 2014, “Europa: Shansi i fundit për Europën”, por njerëz pranë tij thonë se Giscard ka ndryshuar disa gjëra pasi edhe zhvillimet kanë qenë të vrullshme.

Sistemi fiskal është çështje kryesore dhe jetike për kohezionin e BE-së, ndërkohë që ish-presidenti e konsideron migracionin si një nga kërcënimet më të mëdha për BE-në.

Europa e ka arritur kapacitetin maksimal për t’i pritur

shprehet ai.  

Po kështu një tjetër ide është ajo e decentralizimit të disa kompetencave dhe të drejtave pasi për to politikat nacionale përgjigjen më mirë.

BE-ja nuk është qeveria e Europës. Në këtë moment, Europa nuk ka një qeveri

citohet ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.