Protesta e biznesit ndaj vendosjes së TVSh-së, ulen qepenat (Video)

Postuar në 10 Prill, 2018 12:06

Biznesi i vogël duket se i është përgjigjur thirrjeve të opozotës për të protestuar kundër uljes së pragut të TVSH-së. Sipas disa raportimeve në media të ndryshme, reagime ka patur edhe në qytete të tjera veç Tiranës, duke formësuar kështu një solidaritet për çështje mirëfilli ekonomike, aty ku edhe duhet përqendruar protesta e të gjithëve. Në këtë kuptim edhe protesta e Kukësit, ishte ekonomike, ndonëse u politizua nga qeveria.

Për protestën e sotme, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se ajo po shfrytëzohet me mashtrime nga Sali Berisha, i cili vetë synopnte uljen e pragut të TVSh-së në kohën kur ishte në qeveri. Nga ana tjetër, PD-ja e Lulzim Bashës ka propozuar që pragu i TVSh-së të shkojë në 12 milionë lekë të reja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.