Më mirë gënjeshtar sesa i tredhur para "Sulltanit"

Postuar në 02 Prill, 2018 09:07

Ajo që shteti i Kosovës bëri me arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq të Kolegjit  Mehmet Akif, ishte një nga aktet më të padenja dhe tinzare në shërbim të presidentit Erdogan.

Ky i fundit falenderoi publikisht Hashim Thaçin për zbatimin e porosive të ardhura nga Ankaraja, duke qartësuar edhe më shumë rolin e presidentit të Kosovës në këtë histori. 

Pabesia ndaj 6 shtetasve turq i vuri një njollë të madhe udhëheqjes politike kosovare dhe shtetit të Kosovës në raport me të drejtën sovrane dhe atë ndërkombëtare. Një shembull analog i asaj që ndodhi mes Kosovës dhe Turqisë është përplasja mes Ankarasë dhe Athinës për çështjen e 8 ushtarakëve që dezertuan në Greqi pas grushtit të shtetit.

Ajo që ndryshon është përgjigjia e keyeministrit grek Cipras ndaj thirrjeve dhe akuzave të Erdogan. Athina i ka kërkuar presidentit turk të sillet konform postit që mban dhe jo të dublojë drejtësinë.
"Në qoftë se presidenti turk kishte diçka për të thënë për  8 ushtarakët, ai pati rastin t'ia thoshte privatisht Kryeministrit grek apo edhe publikisht gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë. Sot ai zgjedh të vazhdojë një rrugë të pakuptueshme e të rrëshqitshme të sulmeve provokuese. Greqia është një shtet ligjor dhe ka një kryeministër i cili i respekton dhe i njeh procedurat e drejtësisë greke dhe jo një Sulltan që imponon vendimet e tij"-thuhet në reagimin e djeshëm të qeverisë greke.
Më parë herët Erdogan i veshur i veshur si ushtarak akuzoi Greqinë dhe kryeministrin e saj se po mbrojnë njerëzit që fshihen pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016.
"Ju e dini, disa njerëz u përpoqën të më vrasin dhe ikën në Greqi me helikopter. Mga zoti Tsipras, me të cilin kisha folur  më tha se brenda 10-15 ditësh do të zgjidhte këtë çështje. Vitet kanë kaluar dhe madje ata janë akomoduar "-deklaroi Erdogan.

http://www.cnn.gr/news/politiki/story/124112/maximoy-se-erntogan-h-ellad...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.