Dieta në kopshte/"Njeriu nuk ka enzima për të tretur tërshërën. Kali, gomari dhe mushka, po, kanë"

Postuar në 02 Prill, 2018 13:01

Dieta e re e vendosur në çerdhe dhe kopështet e Tiranës vazhdon të prodhojë debate. Pak javë më parë diskutimi u përqendrua te fakti se dieta pranohej me vështirësi nga fëmijët, por tani mundet që tezat kundër saj të zgjerohen.

Report Tv raporton se sipas mjekut natyropat, Arben Gjoni, i cili praktikon mjekësinë komplementare, përdorimi i tërëshërës në dietë është i paparanueshëm.

Tërshëra nuk duhet ngrënë nga njerëzit. Është injorancë totale e shërbimit shëndetësor dhe e dietologëve që e kanë bërë , që fëmijët vazhdojnë të hanë tërshërë. Tërshëra është një fibër e cila kërkon një enzimë që të tretet. Atë enzimë trupi ynë nuk e prodhon dhe ndaj nuk e tresim dot , duke e kthyer në një ushqim intolerant për organizmin. Tërshëra ka shumë vlera por organizmi ynë nuk e thith dhe nuk e tret dot . Kali, gomari , mushka kanë dhëmbë shumë të fortë dhe e tresin tërshërën e bëjnë pluhur. Është pështyma e tyre që prodhon një enzimë e cila e shpërbën që në gojë. Pavarëshisht se ne e bluajmë dhe e fusim në kos, por nuk i gjejmë dot këto enzima

është shprehur ai në emisionin “Rreze Dielli”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.