Predikues dhe dhunues (Video)

Postuar në 01 Prill, 2018 13:09

Argumenti më i fortë i kryeministrit për t'iu shmangur thelbit të diskutimit lidhur me protestën e dhunshme në Kalimash ishte se një tufë vandalësh dhunuan pronën publike dhe private.

E drejtë deri diku pasi askush nuk mund të cënojë pasurinë publike, aq më tepër kur protestat janë të orkestruara politikisht. 
Tubimi i së hënës në Kalimash nuk është rasti për ta quajtur protestë mirëfilli politike, ndonëse ishte e motivuar nga një vendim arbitrar i qeverisë për të taksuar kalimin në Rrugën e Kombit, ku natyrisht të prekur janë banorët e zonës të cilët nuk janë përjashtuar nga taksimi.  

Kryeministri tha në parlament se bashkisë së Kukësit do t'i jepen 120 mijë euro në vit për të kompesuar kostot e Transportit Publik, për banorët. Të gjithë e dimë së në çfarë gjendje është transporti publik në Shqipëri e aq më tepër në Kukës, një prej zonave më të varfra të vendit. Për të qëndruar të argumenti i dhunës që kryeministri e denoncon si vepër të opozitës, mjafton të kujtojmë bëmat e opozitës së drejtuar prej tij në raport me dhunën dhe dëmtimin e pronës publike dhe private. 

Ngjarje në të cilat mediat kanë qenë dëshmitare, duke dokumentuar edhe qëndrimet e këtij personazhi që dikur deklaronte se populli mund ta tejkalojë Partinë dhe se përgjegjësia për pasoja nuk do ishte e tij, por e pushtetit. Pak vite më parë ky që sot shqetësohet për Etikën e Demokracisë deklaronte se Demokracia vendoset në rrugë. 

Nëse ka protestë ku politika ka instrumentalizuar dhunën është 21 Janari, ku opozita e drejtuar prej këtij personazhi sulmoi institucionet, ndërsa protestuesit i vunë flakën automjeteve të shumë qytetarëve. A i pagoi Partisë Socialiste dëmet e shkaktuara pronës publike dhe private? Kujtojmë që i pari që ka prerë faturë ndaj një partie politike për dëme në protestë është arlekini i socialistëve, Erion Veliaj për letrat që opozita e Partisë Demokratike la në bulevard pas largimit nga çadra. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.