Rindërtohet pamja e Njeriut të Kromanjonit

Postuar në 30 Mars, 2018 16:08

Një ekip kërkuesish francezë kanë rindërtuar pamjen e atij që njihet si Njeriu i Kromanjonit. Në bazë të skeletëve të gjetur 150 vjet më parë në shpellën Eyzies në rajonin jugor të Francës Dordogne, kërkuesit kanë arritur të rikrijojnë pamjen, por edhe të bëjnë një diagonsitim. Njeriu që mendohet se ka jetuar 28 mijë vjet më parë, është mashkull dhe sipas kërkuesve ka vuajtur nga një sëmundje genetike e quajtur neurofibromatosis(tumor beninj nervor).  

Shprehi e saj janë shfaqja e gjendrave si ato të një tumori beninj në fytyrë dhe në kokë, për ç’arsye edhe imazhi i rindërtuar paraqitet pikërisht në këtë formë. Pra duke respektuar patologjinë e diagnostikuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.