LSI lyp pazar me Veliajn

Postuar në 23 Mars, 2018 00:14

LSI në emër të Monika Kryemadhit i ofroi publikisht pazar Erion Veliajt për zgjedhjet e ardhshme lokale. Teksa në media qarkullojnë hamëndesimet për një çarje me PD-në, të shoqëruara këto me largime të këshilltarëve të LSI-së, nga selia e partisë së Ilir Metës operohet me një formulë që zoti Veliaj e njeh mirë, dhe që mesa duket tashmë nuk i mbahet më e fshehur as publikut.   Mbështetje në zgjedhje lokale në emër të interesave që do të kënaqin të dyja palët. Dhe nuk është çudi që kjo të konsumohet me një darkë të tipit Pazari i Ri.

 “Gjithsesi, unë do doja që z. Veliaj të rikandidonte për zgjedhjet lokale. Unë do të shikoj se çfarë do të bëjë z.Veliaj dhe z.Veliaj është përballë një dileme shumë të madhe, duke filluar e para me teatrin kombëtar dhe e dyta me kullat që po ndërtohen në Tiranë. Nëse e mbani mend, dikur Ilir Meta thoshte: një pallat, një votë, sot po ndodh, një votë-një kullë.”- tha Monika Kryemadhi.

Pas kësaj oferte vjen edhe shantazhi në rast dështimi të këtij pazari publik, me opozitë të fortë për faturat e bashkisë. Kjo ofertë e LSI për të rizgjedhur Veliajn vërteton se Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk janë më asnjë garanci për të përmbysur modelin e kleringut politik me të cilin operon zoti Veliaj dhe po ashtu deligjitimojnë çdo retorikë të asaj që sot quhet opozita PD-LSI.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.