Ku po shkojnë paratë e aksionit të ujit?

Postuar në 14 Mars, 2018 16:12

Në praktikën e disa njësive vendore, rritja e të ardhurave nga aksioni per disiplinimin e pagesave te ujit nuk ka shkuar për zërin e investimeve dhe as për shlyerjen e borxheve në sektorin e energjisë, por për pagat dhe bonuset për stafin. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me atë të Financave, kanë firmosur një shkresë ku i kërkojnë bashkive që të disiplinojnë shpenzimet dhe të ardhurat që do të përfitojnë nga nisja e aksionit në sektorin e ujit.

“Sëbashku me Ministrinë e Financave kemi vendosur që ky proces të normohet në mënyrën e duhur. Pra, që këto të ardhura të paplanifikuara të mos përdoren siç ndodh ndonjëherë nga ndërmarrjet për shpenzime personeli apo blerë gjëra të panevojshme. Duhet të përdoren për të shëndoshur gjendjen financiare të kompanive si dhe për të likujduar detyrimet që mund të ketë ndaj sektorit të energjisë elektrike”- deklaroi Gjiknuri gjatë një inspektimi në Elbasan.

Nga sa kuptohet aksioni ka për qëllim shlyerjen e borxheve ndaj OSHEE-së, dhe paratë dihen nga do të dalin. Borxhi i ujësjellësave ndaj OSHEE-së është miliona dollarë dhe shumë prej këtyre ndërmarrjeve praktikisht janë të falimentuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.