Francë/Komentet agresive në Facebook, detyrojnë këngëtaren me origjinë siriane të tërhiqet nga "The Voice"

Postuar në 11 Shkurt, 2018 14:05

Një këngëtare e re myslimane, me origjinë siriane është detyruar të largohet nga show “The Voice” që organizohet në Francë, për shkak të komenteve shumë negative në rrjetet sociale.

Mennel Ibtissem mori vlerësime maksimale nga juria e “The Voice” për këngën “Hallelujah” të Leonard Cohen që e këndoi në anglisht dhe arabisht. Arsyeja e zemërimit dhe komenteve negative ishte paraqitja e saj me një shami në kokë çka provoi shumë zemërim te rrethet e së djathtës ekstreme dhe shekullare.

Nga e djathta u nxorën disa komente të saj të bëra në rrjetet sociale ditët e sulmit me kamion në Nice kur ajo shkruante ndër të tjera se “…tashmë u bë rutinë, një sulm në javë dhe si zakonsiht terroristi e merr me vete kartën e identitetit”. Kjo ishte një mënyrë për të ironizuar publikimin e emrit të sulmuesit shumë shpejt pas ngjarjes përmes dokumenteve që iu gjetën në trup.

Pas publikimit të këtyre komente, korit të kritikëve i janë bashkuar edhe familjarët e viktimave të Nicës dhe për këtë arsye Ibtissem është tërhequr nga gara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.