Burimet mediatike/Athina: deklaratat e Bushatit, provokative

Postuar në 10 Janar, 2018 22:08

Deklaratat e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati se në paketën e çështjeve të mbetura pezull nga Lufta e Dytë Botërore, përfshihet edhe zgjidhja e pronave të çamëve ka provokuar reagimin e Athinës. Pavarësisht se jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, seksioni greqisht i CNN duke iu referuar burimeve nga qarqe diplomatike thotë se "pozicioni i Greqisë është ai që ka qenë  dhe i shprehur në vizitën e fundit në Tiranë të ministrit Kotzias se “për Athinën nuk ekziston çështje çame”.  

Të njejtat burime i thanë CNN se "deklarata të tilla nuk ndihmojnë procesin e dialogut të iniciuar nga Greqia, si një fuqi e përgjegjshme në rajon dhe BE". Po ashtu citohet se "të tilla deklarata në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në promovimin e ndonjë kursi të ardhshëm europian të Shqipërisë”, duke shtuar se me “palën shqiptare nuk ka asnjë diskutim mbi këtë aspekt".

http://www.cnn.gr/news/politiki/story/113001/diplomatikoi-kykloi-gia-dil...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.