Haradinaj kërkon rol më të madh të SHBA, Mogherini braktis takimin e KSA-së, Kosovë-BE

Postuar në 17 Nëntor, 2017 15:01

Mediat serbe raportojnë për një incident të ndodhur në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës, në të cilin drejtuesja e Politikës së Jashtme të unionit, Federica Mogherini, është larguar nga mbledhja. Sipas agjencisë Tanjug, Mogherini ka lënë takimin pas kërkesës së kryeministrit Kosovar, Ramush Haradinaj për një përfshirje më të madhe të SHBA-së në procesin e dialogur Serbi-Kosovë.

“Mogherini e mori këtë personalisht dhe la takimin përpara se të përfundonte”, raportojnë mediat serbe.

Sipas tyre mesazhi I BE-së për Kosovën ka qenë se “Kosova duhet të punojë seriozisht për perspektivën europiane dhe të përfitojë nga mundësia që I gjithë rajoni ka përqafuar këtë perspektivë”.

Po kështu konferenca e përbashkët mes Haradinajt dhe Mogherinit u anullua sipas versionit zyrtar “për shkak të axhendës”.  

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=11&dd=17&nav_id=10...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.