Edhe Parlamenti Europian i prekur nga "epidemia" e ngacmimeve ndaj femrave

Postuar në 15 Nëntor, 2017 13:54

Edhe Parlamenti Europian duket se popullohet nga veset maskiliste. Vendi që shpesh miraton rezoluta për të drejtat e të dobtëve, mes të cilëve renditen edhe femrat, vuan vetë nga raste të ngacmimeve seksuale, të seksizmit etj.. Revista gjermane “Spiegel” raporton për rastin e një punonjëseje, Jeanne Ponte, e cila ka dokumentuar një ngacmim të tillë në vitin 2014 nga një europarlamentar gjerman. Ajo ka shkruar me hollësi në ditarin e saj dhe qysh atëherë ka hulumtuar 50 raste të ngjashme në PE.

Femrat e PE-së po i bashkohen nismës “Edhe unë”(#MeToo) e ndërmarrë në SHBA e cila ekspozon rastet e ngacmimit seksual.

Në PE po kërkojnë ekspertë të pavaruar për të sqaruar situatën e cila është e sikletshme. Ku konsistojnë ngacmimet?

Një dorë e hedhur si pa të keq, ftesa për pije, pa folur për shprehjet cinike. Të nxjerra në media, raste të tilla po nxisin kërkesën për ndryshime strukturore, për të tjera rregullore, ndërkohë që ai raporti tradicional sipas të cilit nga fjala nis një marrëdhënie, duhet të marrë fund sepse quhet ngacmim.

http://www.spiegel.de/international/europe/eu-parliament-pushed-to-confr...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.