PD: Vendimi për uljen e pragut të TVSH, atribut i Parlamentit. Përndryshe e çojmë në Kushtetuese

Postuar në 02 Nëntor, 2017 08:31

Partia Demokratike pritet të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për uljen e pragut për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Sipas deputetes Jorida Tabaku kjo masë përveçse rëndon biznesin e vogël, ajo duhet të miratohet nga Parlamenti dhe jo të jetë atribut i qeverisë.

“Diskutojmë prej kohësh kohë për TVSH-në që do të vendoset pragu, pse qeveria i heq të drejtën parlamentit për të vendosur pragun e TVSH-së dhe ia jep këtë të drejtë qeverisë? Partia Demokratike do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese në rast se ky parlament do t’i japë atribute qeverisë që nuk i takojnë,- tha Tabaku dje gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë.

PD-ja nuk po merr pjesë në diskutimin për projektbuxhetin 2018, por çështja e TVSh-së dhe uljes së pragut të saj, është ngritur prej kohësh prej sa si masë që çon në falimentim shumë sipërmarrje të vogla. Kundër këtij vendim ka dalë së fundmi edhe FMN, edhe pse marrëveshja e qeverisë shqiptare me të nuk është më në ato terma që ka qenë deri më tani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.