Dalin përgjimet e Habilajt, përmendet emri "Saimir"

Postuar në 17 Tetor, 2017 12:57

“30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”. Kjo deklarate eshte nje pjese nga pergjimet e bandes se droges kryesuar nga Moisi Habilaj, arrestuar të hënën ne Itali dhe qe theksohet edhe nga media italiane Meridioneës.it se eshte kusheri i ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri.

“Një lidhje farefisnie mund të thote shume, sidomos nëse e ke me një ish-ministër – i larguar nga detyra në mars – tepër i përfolur, pasi në vendin e tij akuzohet se mbron një klan trafikantësh droge”, nis shkrimin gazeta italiane.

“39-vjeçari, i kapur dje nga bërthama e policisë gjyqësore të Guardia di Finanza të Catanias në kuadrin e operacionit “Rosa dei venti”, është kushëri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri”-shkruan me tej gazeta.

Pjesa per Moisi Habilajn, pergjimi dhe emri i Tahirit 

Moisi Habilaj në Siçili kishte urën e biznesit te tij te ndihmuar nga nje rrjet grosistësh, te cilet blinin me leke ne dore qinda kg marijuana e me pas ua vinin ne dispozicion klaneve mafioze per shitje. Kjo jo vetëm në Catania, por edhe në Siracusa e Ragusa. Në Shqipëri, mbi kushëririn e ministrit ka pasur vetëm dyshime të shumta. Asnjëherë nuk u hetua, asnjehere i arrestuar, por shumë herë i fotografuar, si ishte rasti i fotografimit me kreun e policisë kufitare të Dhërmiut. Një rezultat i udhëtimeve të shumta nga Shqipëria në Siçili, duke kaluar nga Puglia, për të akorduar shitjet e drogës, përshtatjen e vendit të zbarkimit dhe ato të ruajtjes së drogës.

Hetimet çojnë në emra e mbiemra. Si rasti i Antonino Rielas, i dyshuar si pikë kyce në Catania për blerjen e drogës qe sillej nga Shqipëria. Ushtarakët në nëntor 2013 monitoruan një takim midis këtij të fundit dhe Florian Habilajt, vëllai i Moisiut, pra edhe ai kushëri i ministrit Tahiri. Takimi kokë më kokë u zhvillua në lagjen San Giorgio dhe, sipas akzuave, Riela i ka dhënë aty 30 mijë euro në dorë për një sasi marijuane. Synimi ishte qe të merrnin veten sa më shpejt nga sekuestrimi i 1650 kilogramëve në tetor, në shkëmbinjtë e Baia del silenzio në Castelluçio, pranë Augustas.

“Sikur të kisha pasur një kallashnikov do t’i kisha vrarë të gjithë. Bam, bam bam”, thoshte Moisiu, i përgjuar, i zemëruar për ngarkesën e kapur dhe për vështirësitë për të mos u kapur nga “të zinjtë”, si i cilesonte ai forcat e rendit.

Shqipëria për kushëririn e ministrit duhet të ketë qenë prej vitesh një zonë e lirë për afaret e tij. Në një përgjigjim të bërë nga Guardia di Finanza e Catanias, vetë Moisiu i zbulonte disa detaje bashkëbiseduesit, një siçilian, titullar i një stacioni furnizimi Q8 pranë Lentinit: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh që policia shqiptare është e korruptuar dhe ndodh që edhe vetë shefi i policisë personalisht ndihmon për ngarkimin e thasëve”.

Kurse në Itali, grupi i behen sekuestrime të vazhdueshme, cfare ben nisjen e bisedimeve të gjata për të planifikuar dërgesa të reja dhe pikërisht në këtë moment Moisiu flet për kushëririn e tij ministër: “30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit”.

Politikani futet në valle edhe në lidhje me makinën tashmë të famshme. Kushëriri, bashkë me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj, kanë shkuar në Siçili edhe me Audin që me letra i përkiste ende ministrit. Ari i gjelbër i Ballkanit ka përfunduar edhe në dispozicion të Sebastiano Sardo, prej pak kohësh i penduar i drejtësisë, por në të shkuarën manaxhues i drogës për klanin Cappello në Catania. Për shqiptarët ishte “ai me syze” me të cilin bënin marrëveshje fitimprurëse edhe për furnizim me armë.

“Nëse sjellim diçka për të, i japim edhe ndonjë kallashnikov. Le të vriten mes tyre, kujt i plasi, ata i duan për vete”, thuhet në një përgjim.

Marrë nga Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.